Kombinoni së bashku spinaqin, shegën dhe mjaltin për të shijuar kështu një sallatë fantastike vjeshte. 

Mënyrën e përgatitjes dhe përbërësit i gjeni lehtësisht më poshtë. Shijojeni! 

Përbërësit për 4 persona:

  • 1 tufë spinaq
  • 1 mollë
  • 1 shegë
  • 1 dardhë
  • Lëng limoni
  • 100 gr djath kaçkavall
  • vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz,
  • kripë, piper
  • arra
  • mjaltë

Përgatitja:

  • Ndajmë spinaqin me duar, e vendosim në një enë së bashku me frutat që i kemi prerë në kubikë.
  • Në fund shtojmë mjaltin, majdanozin, kripën, piperin dhe djathin.

Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e nutricionistes Anila Kalleshi