Sipas mjekësisë popullore kineze, besohet se pozicionimi i akneve në fytyrë korrespondon me një gjendje shëndetësore të organeve të ndryshme në trup. Në bazë të pozicionit të tyre, është e mundur të kuptojmë nëse kemi një problem me të cilin duhet të përballemi.

Në pjesën e sipërme të ballit: Probleme të tretjes dhe fshikëzës urinare

Aknet e përqëndruara në pjesën e sipërme të ballit na bëjnë thirrje për disa ndryshime dietike. Zëvendësoni lëngjet me gaz dhe kafen me çajra dhe pini shumë ujë për të nxjerrë jashtë toksina e akumuluara në zorrë. Hani perime dhe fruta të pasura në fibra.

Në pjesën e poshtme të ballit: Zemra

Mund të keni probleme me sistemin e qarkullimit nëse keni akne në pjesën e poshtme të ballit. Shmangni sa më shumë stresin në jetën tuaj. Ushtrohuni rregullisht dhe zgjidhni një dietë të pasur në fibra dhe të ulët në yndyra. Mirë është të lini edhe duhanin dhe të përqafoni një stil të shëndetshëm jetese.

Tek veshët: Veshkat

Duket se veshkat tuaja e kanë të vështirë të kryejnë funksionin e tyre nëse i keni aknet të pozicionuar tek veshët. Reduktoni konsumin e kripës dhe kafes, si dhe pini shumë ujë.

Zona midis vetullave: Mëlçia

Prezenca e akneve në këtë zonë mund t’ju sinjalizojë se mëlçia juaj ka nevojë për ndihmë. Sigurohuni të mos hani vakte natën vonë si dhe të shmangni ushqimet me sheqer dhe yndyra. Përpiquni të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime me vitaminë C e cila ndihmon në neutralizimin e toksinave dhe forcojnë sistemin imunitar.

Tek mollëzat: Sistemi respirator

Duhet të kujdeseni më mirë për mushkëritë tuaja nëse keni akne në mollëza. Lini cigaren, shmangni ambientet me tym udheani dhe shmangni ekspozimin ndaj ajrit të ndotur. Forconi gjithashtu sistemin respirator me ushtrime kardiovaskulare.

Në faqe: Probleme me dhëmbët

Ju mund të keni probleme orale nëse faqet tuaja janë me akne. Lani dhëmbët sa më shpesh dhe përdorni fill dentar. Qëndroni larg pijeve me gaz, ushqimeve fast fond, konsumoni sa më shumë fruta e perime, sidomos ato që janë të pasura me vitaminë C.

Në zonat anësore të mjekrës, tek nofullat: Hormonet

Ritualet e duhura të të ushqyerit dhe shmangia e stresit mund të ndihmojnë në menaxhimin e disbalancës hormonale, tregues i së cilës janë aknet në dy anët e mjekrës suaj, pranë nofullës. Zgjidhni gjithmonë ushqime të shëndetshme, pushoni dhe flini mjaftueshëm.

Në qendër të mjekrës: Stomaku dhe zorrët

Zgjidhni sa më shumë ushqime të pasura në fibra dhe pini sa më shumë lëngje për të largua papastërtië e akumuluar përgjatë traktit tretës.  Nëse keni alergji ushqimore, shmangini ato ushqime. Është gjithashtu e rëndësishme të menaxhoni stresin dhe të flini mjaftueshëm gjatë natës.

Në qafë dhe gjoks: Sistemi imunitar

Puçrrat në qafë dhe gjoks mund të tregojnë që jeni të stresuar dhe sistemi juaj imunita po përpiqet të luftojë një infeksion. Konsumoni sa më shumë ushqime me vitaminë C për të forcuar sistemin tuaj imunitar jashtë. Është gjithashtu e rëndësishme të luftoni stresin, të ushtroheni rregullisht dhe të flini 7-8 orë në ditë.