Organizmi nuk reagon shumë kur i jep gjithmonë të njëjtin ushqim. Pas shumë eksperimentesh, një prezantuese e njohur rumune, Adelina Pestritu, ka arritur të krijojë një dietë që sipas saj, e ka krijuar vetë pas përpjekjeve pafund që nuk e çuan asgjëkundi, as me dietologë e as me internet. Dieta mbështetet tek salmoni dhe kombinimet e tij me perime sidomos sallatë jeshile. Duhet të zgjasë tre muaj.

Mëngjesi

  • Salmon ( mundësisht i tymosur) me bukë të thekur me pak gjalpë; dy feta.
  • Avokado, një banane ose mollë jeshile
  • Kafe me qumësht dhe me pak sheqer kaf

Drekë:
Supe me perime, e thjeshtë. Shtrydh dhe gjysmë limoni. 

Vakt i ndërmjetëm: 
Bajame, mollë jeshile

Darka
Salmon në furrë, i skuqur ose zgarë me sallatë jeshile dhe brokoli.

Çdo gjë që është jeshile, perime ose fruta, hajini pa frikë!

Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e nutricionistes Anila Kalleshit