Një opsion për t’ia ofruar fëmijëve në shkollë: Omëletë me perime! E shijshme dhe plot vlera ushqyese.

Hidhini një sy recetës.

Përbërësit:

  • 1 qepë e grirë imët
  • 2 thelpi hudhra të shtypur
  • 1 lugë gjelle rozmarinë e tharë
  • 450 gram pure kungulli
  • 250 gram pure patateje e ëmbël
  • 150 gram bajame të bluara
  • 1 lugë pluhur pjekjeje
  • kripë, piper
  • 4 vezë të rrahura
  • 100 gram djath kaçkavall
  • 3-4 pomodorini
     

Përgatitja:

  • Merrni një tavë dhe vendosni një letër pjekjeje. E lyeni me pak vaj ulliri. Në një enë kombinoni kungullin, patatet, bajamet, erëzat dhe i trazoni mirë.
  • Shtoni pluhurin pjekës, djathin dhe në fund vezët. Sipër vendosni pomodorinit.
  • Masën e shtroni tek tava dhe e fusni në furrë për 40 minuta, në temperaturë 200 gradë celsius.

Kjo omëletë, me sasinë e përbërësve është e përshtatshme për 3-4 persona. Shijojeni!

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit