Një ndër gjërat e preferuara të Ellas, vajzës së modeles Emina Cunmulaj mesa duket qenka të gatuajë dhe të lajë pjatat, teksa është në kuzhinë me mamin e saj.

Prandaj Emina mundohet në maksimum ta angazhojë në proceset e të gatuarit. Madje përmes disa pjatave plastike të vendosura në lavaman dhe në saj të një stoli prej druri i jep mundësinë që Ella të ndihmojë mamin. Përparëset identike, të cilat ndryshojnë vetëm nga përmasat nuk mungojnë. 

Nuk është hera e parë që Emina ndan në profilin e saj në Instagram momente para dhe pas gatimit, por kësaj rradhe ajo me vajzën e saj kishin përgatitur: Qofte!

Nëse edhe juve ju ka shkuar mendja për këto të fundit mjafton të kërkoni në Revistën Shije dhe do të gjeni pafund receta praktike e të thjeshta rreth qofteve.  

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit