Makaronat me brokoli dhe salsiçe janë një pjatë e parë e shijshme dhe kjo pjatë është një format ideal për të nxjerrë në pah formën e tyre. Le të shohim si përgatiten:

Përbërësit:

  • 320 gr makarona guaskë
  • 300 gr salsiçe
  • 300 gr brokoli
  • 40 gr verë e bardhë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 degëza trumëz
  • 1 degëz rozmarinë
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë
  • piper i zi

 

Përgatitja:

  • Vendosni një tenxhere me ujë e kripë në zjarr. Pastroni brokolin dhe ndajeni në copa, më pas shtojeni në tenxheren me ujë që zien dhe vërini kapakun. Ziejini për 6-7 minuta.
  • Prisni imët trumzën dhe rozmarinën dhe lërini mënjanë. Hiquni lëkurën salsiçeve dhe shtypini me një pirun. Nxehni vajin në një tigan dhe skuqni hudhrën, më pas shtoni salsiçet, erëzat aromatike dhe shuajini me verë të bardhë.
  • Kulloni brokolin, por mos e derdhni ujin, sepse në të do të zieni makaronat. Më pas shtojini copat e brokolit tek salsiçja e skuqur dhe eliminoni hudhrën.
  • Kur uji i brokolit të ketë marrë përsëri, shtoni makaronat. Kur të kenë zier, kullojini dhe shtojani masës me salsiçe dhe brokoli. Nëse doni të jetë më kremoze, shtojini një lugë nga zierja e pastave. Lërini në tigan edhe për pak minuta dhe pastaj shërbejini.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit