Për të gjithë ju që jeni kuriozë të përgatisni vetëm masën e pandispanjës, me shurupin sipër, ne të Shijes ju sjellim sot recetën.

Për pandispanjën ju duhen vetëm tri përbërës. Kini parasysh të mos përdorni asnjë fryrës dhe sa për vezët nuk është e nevojshme të ndani të verdhën nga të bardhat.

Përbërësit 

  • 10 vezë
  • 10 lugë gjelle sheqer
  • 10 lugë gjelle miell


Për shurupin

  • 800 gr sheqer
  •  400ml uje


Përgatitja:

  • Me anë të një mikseri do të rrihni vezët me sheqerin përreth 15 minuta. Miellin do ta shtoni gradualisht.
  • I përzieni mirë dhe më pas masën e krijuar e shtroni në një tavë. E fusni në furrë përrëth 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Duhet ta kontrolloni herë pas herë në mënyrë që të shmangni djegien.
  • Në fund pasi e keni nxjerrë i shtoni shurupin e nxehtë.
  • E lini përrëth 1 orë të ftohet dhe më pas mund ta shijoni!

Nuk ishte edhe aq e vështirë apo jo?

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit