Muajt e parë me bebe në shtëpi janë festë për familjen dhe në mënyrë simbolike ato përkthehen në torta të bukura e të ëmbla si vetë bebet. Për Kajan, djalin e Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxës kanë zgjedhur një tortë të bardhë me gdhendje prej sheqeri dhe me një ëngjëll brenda një sfere në majën e saj.

Tortat për çdo përmujor të bebeve janë kthyer në një trend. Rudina Magjistari, Ilva Tare, Greis Petroviç, etj. na kanë treguar çdo muaj tortat e bebushave të tyre. Jemi kuriozë si do të jenë 11 tortat e tjera të vogëlushit Kajan.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit