Në këtë artikull do t’ju flasim rreth të qeshurave më tipike, falë të cilave mund të kuptoni diçka më shumë rreth vetes apo personave që keni në krah.

Buzëqeshje me buzë të puthitura
Tepër e preferuar nga politikanët, kjo lloj buzëqeshjeje transmeton pushtet dhe nënkupton se përsoni në fjalë di diçka me rëndësi për ju, por ende nuk ka në plan të tregojë. Është një buzëqeshje tepër e lehtë për t’u identifikuar, pasi ngjason me ndjenjën që portretizon. Ju mund të shihni buzëqeshjen, por buzët nuk do t’i zbulojnë kurrë dhëmbët.

Buzëqeshje e shtrembëruar
Kur dikush është i hutuar, kjo transmetohet edhe në buzëqeshjen e tij. Njëra anë ngrihet lart për të nënkuptuar se e ardhmja rezervon diçka të mirë, e ndërsa tjetra qëndron poshtë çka tregon se gjërat s’janë fort mirë.

Buzëqeshje e sforcuar
Janë ato ditët kur ju nuk jeni fare në humor apo personi që keni përballë lëshon një batutë aspak për të qeshur. Ç’bëni ju? Përpiqeni që buzët t’ju duken të lumtura e të qeshura, por sytë ju tradhtojnë.

Buzëqeshje e çiltër
Një buzëqeshje e tillë reflekton lumturi dhe është kaq ngjitëse, sa dashur pa dashur i shtyn të gjithë të ndihen mirë.

Nënqeshje
Përgjithësisht kjo është buzëqeshja e preferuar e narcistëve, shumë tallëse ndaj të tjerëve. Buzët s’postohen pak fare, ndërkohë që sytë transmetojnë urrejtje dhe përbuzje.

Ngërdheshje
Kjo është një buzëqeshje tepër komplekse për t’u deshifruar. Në varësi të personit dhe situatës mund të jetë shenjë e arrogancës ose kënaqësisë. Po kështu mund të përdoret edhe për qëllime flirtuese dhe le të themi se funksionon!

Hapje e gojës
Një pozicionim i tillë i buzëqeshjes rrezaton lumturi të tejmbushur. Po kështu mund të kuptoni tejmase rreth karakterit të personit në fjalë: tepër emocional dhe hiperaktiv.

E qeshur flirtuese
Është tepër misterioze dhe tërheqëse. Mund të shoqerohet me kafshim apo lëpirje të buzëve.

Buzëqeshja Pan Am
Më e shtrirura nga të gjitha, kjo buzëqeshje mori këtë emër pasi stjuardesat e linjës ajrore Pan Am ishin stërvitur për ta realizuar ndaj çdo udhëtari. Ndërsa buzët hapen me qëllim për të nxjerrë sa më shumë dhëmbët, sytë mbeten pa jetë, të ngurtë. Nuk përcillen emocione dhe duket se më shumë se vjen natyrshëm, kjo buzëqeshje është thjesht sepse duhet të jetë!/Marrë nga lexo.com.al