“Për trupin kujdesem shumë. Bëj shumë vrap, bëj shumë biçikletë, bëj edhe fitness. Pa qenë fanatike e tyre, ama i bëj”!

Kështu është shprehur Silvana Baltadori  sipërmarrësja që la Shqipërinë për të jetuar në Amsterdam, pas bashkëjetesës që ka filluar me partnerin e dytë.

Edhe pse nënë e dy fëmijëve, për Silvanën të qenit  femër ku brenda të gërshetohet feminiliteti dhe seksualiteti është një mision që nuk rresht kurrë.  

Në një intervistë pa korniza dhe pa komplekse në "Ftesë për 5", Baltadori tregoi planet për celebrimin me shokun e saj të jetës Dick-un, filozofinë e të jetuarit në Amsterdam dhe vështirësinë e të shkëputurit nga Shqipëria.

Ne të Shijes padyshim i kushtuam rëndësi, rrugës që ndjek Silvana për të patur linjat që ka edhe pse plot 53 vjeçe. Siç dyshonim, ajo tregon një kujdes të madh ndaj ushqimeve që konsumon dhe me orarin e të fjeturit. Vrapi, biçikleta, por edhe palestra zënë gjithashtu një vend të rëndësishëm në rutinën e saj të përkujdesjes ndaj trupit. 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit