Topinambur, oreshka, mollë dheu apo allme, ju si i quani këto në foto? Nëse nuk keni ditur më parë sesi t’i gatuani në mënyrën e duhur atëherë dietologia Blerina Bombaj e tregon përmes tri hapave të thjeshtë.

  1. Si fillim i lani, i prisni si patate dhe i zieni për dy minuta.
  2. I marinoni me kripë, piper, vaj ulliri dhe erëza sipas dëshirës.
  3. Në fund i fusni në furrë për t’i pjekur. Mjaftojnë 10 minuta në temperaturë 200 gradë.

Ju bëftë mirë!

Rreth topinamburit....

Topinamburi njihet ndryshe si angjinarja e Jeruzalemit dhe e ka origjinën nga Amerika Lindore. Është shumë i pasur me lëndë ushqyese dhe rekomandohet për diabetikët. Së fundmi ajo ka filluar të përdoret edhe në vendin tonë.

Angjinarja e Jeruzalemit përmban sasi të vogla të antioksidantëve, vitamina A, vitamina C dhe vitamina E. Këto substanca, së bashku me flavonoidet dhe karotenoidet, ndihmojnë në parandalimin e veprimit të radikalëve të lire, na mbrojnë nga inflamacioni dhe format virale të tilla si gripi dhe të ftohtit.

Në mënyrë të përmbledhur ja disa nga të mirat e saj:

  • Detoksifikon
  • Përmbajtje të lartë proteinike
  • Lufton aneminë
  • Redukton nivelet e sheqerit në gjak
  • Lufton stresin dhe lodhjen
  • Rrit imunitetin
  • Përshpejton metabolizmin
  • Kundër kapsllëkut

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit