Një i sëmurë me diabet, më shumë se një kufizim ushqimor, kërkon ndryshim të stilit të jetesës, i cili duhet orientuar jo drejt kufizimit të ushqimit, por drejt menaxhimit më të mirë të mënyrës së të ushqyerit, ku një rol të rëndësishëm luan përcaktimi i rregullt i vakteve dhe sasisë së ushqimeve që duhen ngrënë në secilin vakt. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit.

Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak kur ndjekin dietën specifike të rekomanduar për çdo person me diabet. Dieta e personave diabetikë varet nga metabolizmi bazal, nga koeficienti i masës trupore BMI i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit)si dhe nga aktiviteti i tij fizik.

Një person diabetik duhet të konsumojë 3 vaktet kryesore dhe 2-3 vakte të ndërmjetme. Shumë e rëndësishme është që vaktet të merren pothuajse në të njëjtën orë çdo ditë dhe hapësira nga vakti në vakt të jetë e njëjtë.

Ja dieta që rekomandoj unë për diabetikët:

Dita e parë

  • Mëngjesi: Çaj jeshil, bukë e zezë, 1 copë djathë deleje
  • Dreka: Sallatë me fara soje dhe limon, 2 kokrra vezë të ziera jo shumë, perime dhe thjerrëza me erëza, sallatë jeshile, 25 gr bukë e zezë
  • Pasdite: Komposto molle ( pa sheqer të shtuar)
  • Darka: Sallatë me lakër të kuqe, 1 fetë proshutë pa dhjamë, pak fistiqe, 1 gotë kos pa yndyrë

Dita e dytë

  • Mëngjesi: Lëng molle, drithëra me krunde dhe qumësht soje
  • Dreka: Supe krem bizelesh, fileto merluci 100 gr, sallatë jeshile, 25 gr bukë e zezë
  • Pasdite: Kumbulla dhe lajthi
  • Darka: Copëza pule me salcë djegëse 100 gr, perime të stinës gjysmë të pjekura, 25 gr bukë e zezë, një copë djathë, 1 kokërr dardhë

Dita e tretë

  • Mëngjesi : 1 kokërr vezë e zier, 25 gr bukë e zezë, çaj jeshil
  • Paradite : Gjysmë kokrre qitro
  • Dreka: Fileto viçi në zgarë 100 gr, makarona al dente me kërpudha, sallatë jeshile,  kivi dhe qitro
  • Pasdite: Fara tërshërë me çokollatë
  • Darka: Supë me karota, presh dhe selino të bardhë, salmon krudo, pure bizelesh 90 gr, 25 gr bukë e zezë,1 lugë salcë kosi

Dita e katërt

  • Mëngjesi: 1 fetë bukë thekre me 1 copë djathë dhie, 1 gotë lëng molle
  • Paradite: 1 portokall
  • Dreka: Sardele të shoqëruara me gjethe dafine dhe erëza, pule me fasule të bardha, sallatë jeshile
  • Pasdite: Qitro dhe  kivi
  • Darka: Bollgur 90 gr dhe sallatë domatesh, mish lepuri 100 gr në furrë me kërpudha e parmixhiano, 25 gr bukë e thekur, komposto me bajame, fistikë e boronica

Dita e pestë

  • Mëngjesi: Një vezë e zier, një fetë të thekur, lëng portokalli
  • Paradite: ½ banane
  • Dreka: Mish i bardhë pule 100 gr, kungull i mbushur me qepë e domate,sallatë me fasule të kuqe dhe speca
  • Pasdite: Fruta të kuqe
  • Darka: Supë me perime, 25 gr bukë e zezë, mish viçi me perime të stinës

Dita e gjashtë

  • Mëngjesi: Kos me rrush të thatë, çaj jeshil
  • Paradite: 2 kajsi
  • Dreka: Mëlçi viçi, sallate perimesh,1 fetë bukë e thekur
  • Pasdite: Muesli-ushqim i përbërë nga tërshërë,fruta të freskëta dhe të thata
  • Darka: Sallatë rukola, avokado, kastravec, ullinj, mashurka, fileto peshku në avull

Dita e shtatë

  • Mëngjesi: Omëletë me një vezë, 1 një karotë te grirë dhe një kungull të njomë, 25 gr bukë e thekur
  • Paradite: Komposto kumbulle të thata
  • Dreka: Lulelakër, spinaq & brokoli të ziera shoqëruar me sallatë jeshile, krem karamel
  • Pasdite: Lëng qitroje dhe  kivi
  • Darka: Ragu me mish qengji dhe domate gjysmë të pjekura, salcë kosi 1 lugë

Shkëputur nga Telegraf.al