E ftuara e rradhës në emisionin "Vip Club", nën drejtimin e Klea Hutës ka qenë sopranoja me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho.

Në një intervistë me një studio të lëvizshme, në kafene apo duke ecur, teksa rregullohet për prova apo teksa është gati për vrap, Ermonela rrëfeu shumë detaje interesante nga përditshmëria e saj.

Për shembull a e dinit se Ermonela preferon më shumë kafen sesa çajin? Madje ajo mund të pijë 3-4 të tilla në ditë. Mund ta shijojë pa sheqer edhe pa qumësht, që kur jetoi për disa vite në Itali.  

“Kam nevojë për atë dozën e kafeinës që në mëngjes”, shprehet ajo.

Jaho pohoi se meret me shumë aktivitet fizik, sidomos vrap. I pëlqen ta nisë ditën me të, edhe pasi ka dhënë koncertet e mundimshme një natë më parë.

“Vrap çdo ditë, s’ka rëndësi çfarë”.

Gjëja e parë që Ermonela bën në mëngjes është kontrollimi i zërit. Sa i takon mëngjesit e konsumon rregullisht dhe tregohet e kujdesshme ta përgatisë vetë.

Fundjavave i pëlqen të shëtisë, të ecë dhe të shijojë qytetin. Këtë e bën sa herë i jepet mundësia dhe në rastet kur nuk ka prova. Edhe pse 25 vite në skenë Ermonela shprehet se gjithnjë është e emocionuar sikurse herën e parë që ka performuar.

Midis sushit dhe picës ajo do të zgjidhte sushin, ndërsa një ndër sportet e preferuara ka patinazhin.

Por cili është ushqimi i preferuar i Ermonela Jahos? Besojeni ose jo, është përsheshi me gjelin e detit, që i gatuante gjithnjë mamaja e saj për Vitin e Ri.

“Është një ndër gjërat që më mungon shumë, që kur kam lënë Shqipërinë”, shprehet Jaho.

Nga Adela Zeneli
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit