Mollë, dardhë, banane? Cili është biotipi juaj dhe cilat janë parimet kryesore dietike? Zbulojeni në këtë artikull

Forma e trupit tonë ka qenë gjithmonë një objekt studimi dhe interesi.

Përveç se ndikon qartësisht në jetën tonë të përditshme, që nga zgjedhja e rrobave të duhura, look0ut dhe tipit të aktivitetit fizik, morfologjia e trupit tonë influencon në mënyrë të pashmangshme edhe zgjedhjet tona dietike.

Studime të shumta, në fakt mbështeten në biotipologji, përkatësisht në degën e biologjisë që studion formën e trupit dhe efektet e saj në statusin shëndetësor, një çelës i interpretimit metabolik.

Për këtë arsye, duke e thjeshtuar, ne do të rendisim më poshtë një sërë sugjerimesh nutricionale që i referohen secilit biotip. Megjithatë, duam të theksiojmë se këto sugjerime kanë vlerë informative dhe zgjedhjet specifike dietike duhet të vlerësohen rast pas rasti nga një profesionist i nutricionit.

1. Biotipi limfatik ose ‘dardha’

Karakteristike për subjektin ginoid, që do të thtoë që ekziston tendenca për të grumbulluar inde dhjamore drejt ijeve, biotipi limfatik ose i quajtur ndryshe dardhë, paraqet disa karakteristika tipike si këmbë gjithmonë të fryra, shqetësime vaskulare (të enëve të gjakut), trungut të ngushtë dhe gjymtyrëve të mëdha.

Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim dhe keni lodhje të vazhdueshme, dembelizëm dhe reduktim të bonifikimit muskulor, këshillat dietike të mëposhtme bëjnë për ju.

-pini shumë, por shumë ujë. Përpiuqni të preferoni llojet e ujit me mbetje të ulëta për të përmirësuar aktivitetin drenazhues dhe për të reduktuar edemat e pranishme në gjymtyrët e poshtme.

-zvogëloni konsumin e kripës dhe të ushqimeve që përmbajnë kripë. Një dietë hipodinamike mund t’ju ndihmojë në fazën e parë;

-reduktoni konsumin e karbohidrateve, sidomos në orët e pasdites dhe mbrëmjes dhe kujtohuni që në darkë të hani gjithmonë proteina dhe perime

-zgjidhni miellra dhe drithëra integralë. Harrojini ato të rafinuara

-hani gjithmonë një mëngjes të bollshëm, me një sasi adekuate proteinash

 

2. Biotipi i gjakut ose ‘molla’

I ashtuquajturi biotip i gjakut, i thënë ndryshe mollë, ka karakteristika të kundërta me atë android. Toni muskulor është i fuqishëm, gjymtyrët të bonifikuara, por yndyra e tepërt lokalizohet në bark.

Ky biotip, pikësrisht për për shkak të prezencës së indit dhjamor në organet e brendshme, është i prirur për sëmundje kardiovaskulare, por për fat të mirë përgjigjet mirë ndaj stresit distik.

Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim, atëherë:

-moderoni konsumin e kafesë

-përpiquni të reduktoni sa më shumë të jetë e mundur kaloritë, duke i shpërndarë gjatë gjithë ditës;

-preferoni konsumin e mishit të bardhë dhe peshkut, por sidomos proteinat bimore

-gjithmonë preferoni vakte të plota, të ulëta në kalori, duke i nisur gjithmonë me një sallatë me perime

 

3. Biotipi cerebral ose ‘banania’

Biotipi cerebral ose banania, përgjithësisht dallohet nga forma e gjatë e gjymtyrëve, përgjithëssiht të dobëta. Gjumtyrë të gjata, ton muskulor i reduktuar, gjoks i hollë dhe ind dhjamor që shfaqet shumë pak.

Vëshirësia për të fituar masë muskulore apo për t’u tonifikuar është lajtmotiv i këtij biotipi.

Këto janë këshillat kryesore:

-mos harroni të përmbushni nevojat proteinike. Sigurohuni që të merrni proteina nga çdo vakt

-përpiquni të konsumoni fruta të thata ose peshk çdo ditë. Acidet yndyrore omega 3 janë shumë të çmuara në rastin tuaj

-shtoni në mëngjesin tuaj gjithmonë një dozë sheqernash të thjeshta, do të jenë të dobishme për të rivendosur ekuilibrin tuaj horman në mëngjes herët

-Mos hani nxitimthi dhe sigurohuni të konsumoni sasinë e duhur të kalorive çdo ditë

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit