Sa herë që mund të ndjesh një fytyrë të lodhur dhe pa shkëlqim, ka një zgjidhje emergjente dhe shumë të shpejtë, e cila do të të kthejë freskinë .

Këtë maskë mund ta përdorësh në çdo orar të ditës: në mëngjes, pas pune apo në darkë para se të flesh. Kushti i vetëm janë 15 minuta.

Përbërësit e maskës:

  • Një lugë (gjelle) miell i bardhë
  • Një lugë mjaltë
  • Një lugë qumësht i freskët

Udhëzime: 

  • Përzieji të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Përhape maskën me lehtësi në të gjithë fytyrën dhe lëre të pushojë për gati 15 minuta.
  • Më pas, shpëlaje fytyrën me ujë të vakët. Do ta ndiesh lëkurën më të freskët dhe plotësisht të çlodhur! 

Marrë nga nutricionistja dhe dietologia Anila Kalleshi