Nuk është nevoja të ndiqni dietat ekstreme për të pastruar trupin tuaj. Mjafton të ushqeheni me ushqimet e duhura dhe në këtë mënyrë do t’ju ndihmojnë që të ndiheni më të lehtë dhe më me shumë energji.

Mësoni t’i doni ushqimet jeshile: ato janë pastruese të trupit, të mëlçisë kështu që shtojini më shumë në regjimin ditor.

Niseni ditën duke pirë ujë me limon. Kjo mënyrë ju ndihmon të përthithni më shumë hekur, kalcium nga ushqimet. Gjithashtu lëngu i limonit stimulon mëlçinë për të nxjerrë jashtë toksinat e trupit. Duhet të pini më shumë ujë dhe këtë e dini shumë mirë dhe ju.

Por si mund ta zbatoni?

Bëjeni më argëtuese duke i hedhur fruta të ndryshme brenda.
I njohur si pastrues i gjakut, panxhari prodhon acid nitrik, i cili ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin tuaj. Ngrënia e panxharit ose pirja e lëngut të tij siguron një rritje të vitaminës E, karotenit dhe një lloj antioksidanti që ndihmon në riparimin dhe rigjenerimin e qelizave në mëlçi.

Marrë nga nutricionistja dhe dietologia Anila Kalleshi