Ju mund t'i konservoni domatet qershizë. Ne do ju japim një recetë plot shije e praktike në përgatitje. 

Shijojini! 

Përbërësit:

  • 1.5 kg domate qershi
  • 2 lugë sheqer
  • 1 thelb hudhër
  • vaj ulliri
  • rigon
  • kripë dhe piper 

Përgatitja:

  • Fillimisht lani domatet dhe i prisni në gjysmë. Lërini të kullojnë për gjysmë ore në një letër kuzhine. Vendosini në një tavë, ku në fillim keni shtruar një letër alumini dhe spërkatini me sheqer.
  • Futini në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 180 gradë Celsius dhe lërini të piqen për 30 minuta. Sapo t'i nxirrni nga furra shtoni sipër rigonin.
  • Ende pa u ftohur, vendosini domatet me një pirun nëpër vazo, të sterilizuara papraprakisht. Vendosni një rresht me domate dhe sipër spërkatini me vaj ulliri dhe piper. Vazhdoni kështu derisa të mbushet i gjithë kavanozi.
  • Vendosini edhe një thelbi hudhër dhe më pas izolojini në mënyrë hermetike. 
  • Lërini të pushojnë për 2 muaj duke i mbajtur në vende të errëta dhe të freskëta dhe më pas janë gati.

Receta marrë nga nutricionistja dhe dietologia Anila Kalleshi