Prej më shumë se një muaji Tvsh ka publikuar formatin më të ri televiziv që pritet të nisë në ekranin e këtij televizioni. Emisioni mban emrin “Gjyshet milionere” dhe i dedikohet tërësisht aftësive që kanë në gatim gjyshet shqiptare.

“Të gjithë kemi parë me dhjetra formate gatimi në televizion. Por asnjëri prej tyre nuk ka për protagoniste gjyshet”. 

Kështu thuhet në promon e këtij emisioni që duket se si pikë më të fortë do të ketë pjesëmarrjen e gjysheve. Pjesëmarrëset do të kenë mundësi të shpalosin aftësitë e tyre në gatim dhe për çdo recetë fituese do të ndahet një çmim.

Audicionet për t’u bërë pjesë e programit janë hapur që më datë 15 të muajit të kaluar, ndërkohë që nuk dihet ende data fikse në të cilën do të fillojë transmetimi i tij./Marrë nga Anabelmagazine.com