E vogla e Albanit dhe Miriam Canit ka festuar ditën e djeshme 3- vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar çifti i njohur i këngëtarëve kanë organizuar një festë ku padyshim protagonistja ishte Amel.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sonë. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që na e bënë këtë ditë si në përralla,”- shkruan Miriami në një foto që zgjodhi të ndante në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër nuk mund të mungonte urimi i Albanit për vajzën e saj teksa shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Gëzuar Shqipëri”.

Por ashtu sikurse në çdo ditëlindje, Shije zgjedh të ketë nën lupën e saj atë që asnjë s’mund ta refuzojë: Tortën! Në këtë rast torta e Amelisë ishte ideuar me kujdes nga një pastiçeri tradiconale e kryeqytetit.

Mbi tortën dykatëshe mbizotëronte ngjyra e bardhë. Në formë rrumbullake, ajo mbante në bazë dhe në krye disa kukulla tepër fine ku në sy të bie dreri Bambi, i cili me siguri duhet të jetë i preferuari i Amelisë. Por në të nuk mungonin edhe personazhe të tjerë të cilin të krijonin idenë e një pylli, me kafshët më të bukura e miqësore. 

Ameli i fiku qirinjtë në një ditë të shënuar edhe për Shqipërinë, pasi dje u festua 106 vjetori i Pavarësisë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit