Nëse ju ka shkuar mendja për një supë peshku kombinuar me perime jeni në vendin e duhur. Shije ju tregon më poshtë përbërësit dhe hapat e përgatitjes.

Do ta keni fare të lehtë realizimin e saj. Ju bëftë mirë! 

Përbërësit:

  • 500 gram peshk
  • 1 kokërr qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 patate e madhe
  • 2 karrota mesatare
  • 100 gr selino
  • 100 ml verë e bardhë
  • 2 domate
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalp
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë dhe piper i zi
  • 1 limon
  • Majdanoz

Përgatitja:

  • Fillimisht lajmë mirë peshkun, e presim në copa dhe e vendosim në tenxhere duke shtuar në të 1,2 litër ujë, disa kokrra piper të zi, pak lëng limoni , pak kripë dhe 100 ml verë të bardhë. E lëmë peshkun të ziejë deri sa tuli të shkëputet nga halat.
  • Në një tenxhere tjetër, shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp, shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë shumë imët. Më pas shtojmë karrotat dhe rrënjën e selinosë të prerë në kubikë të vegjël. I kaurdisim së bashku për 2 minuta duke shtuar më pas hudhrat dhe domatet (pa lëkurë) të prera edhe ato në kubikë të vegjël.
  • Kullojmë lëngun e peshkut në sitë duke e shtuar në tenxheren me perime. Shtojmë në tenxhere patatet e prera në kubikë të vegjël , 1-2 gjethe dafine dhe e lëmë supën të ziejë për 15 minuta deri sa perimet të ziejnë plotësisht.
  • Ndërkohë ne pastrojmë tulin e peshklut nga lëkura dhe halat, e copëtojmë atë në copëza të vogla  dhe në 2 minutat e fundit e shtojmë në tenxheren e supës. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper të zi e majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Receta realizuar nga Zonja Vjollca/Marrë nga shqiptarja.com