Toskana njihet për recetat gourmet dhe shijet speciale e unike. Një prej tyre janë dhe biskotat Cantucci që përgatiten me përbërës të thjeshtë, por finalizohen me një shije fantastike.

Përbërësit:

  • 180 gr sheqer
  • 1 vezë
  • 0,5 gr amoniak për ëmbëlsira (bustina të ngjashme me pluhurin pjekës- por përmbajnë karbonat amoni)
  • 265 gr miell
  • 110 gr bajame
  • 10 gr verë marsala ose lloj tjetër verë likeroze
  • 1/2 lëkurë portokalli
  • pak kripë
  • 30 gr gjalpë në temepraturën e ambientit
  • 1 e verdhë veze për lyerje

 

Përgatitja:

  • Në një tas bashkoni sheqerin, vezën dhe pak kripë. Përziejini me një spatul. Nuk ka nevojë t’i rrihni, por thjesht të shkrini kristalet. Në një tas tjetër bashkoni miellin dhe amoniakun për ëmbëlsira.
  • Përziejini përbërësit e thatë me përbërjen e vezës me sheqer. Përziejini mirë dhe shtoni gjalpin e zbutur në temperaturë ambient. Punojeni brumin me duar dhe shtoni bajamet, aromatizojeni me marsala dhe lëkurën e portokallit. Përziejini mirë gjithë përbërësit dhe formoni një top brumi.
  • Masën e brumin ndajeni në dy pjesë të barabarta. Të dy pjesët hapini në formë cilindri dhe vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furri. Lyejini me të verdhën e vezës të holluar me pak ujë dhe piqini në furrë të parangrohur në 200 gradë për 20 minuta. Më pas hiqini dhe lërini të vaken pak minuta.
  • Me një thikë të mprehtë e të gjatë, pritini diagonalisht duke krijuar biskota me trashësi 1,2 cm si në figurë. Vendosini përsëri biskotat në furrë dhe piqini në 160 gradë për 18 minuta. Hiqini nga furra dhe shijojini me një gotë vere.