Nëna e 3 fëmijëve, Kim Kardashian, humbi 70 kilogramë pas shtatzënisë me fëmijën e saj të dytë.

Ajo ka zbuluar se ndoqi një dietë të personalizuar të quajtur Atkins. Në thelb kjo dietë lidhet me kontrollin e çdo ushqimi që konsumon, duke u fokusuar sidomos tek nje dietë e ulët me karbohidrate.

Kjo përfundimisht ndikon tek ulja e peshës pas lindjes së fëmijëve. Duhet thënë se kjo dietë inkurajon konsumimin e yndyrës së shëndetshme dhe fibrave. 

Dietën Atikins ju mund ta gjeni edhe duke kërkuar në internet dhe ta shkarkoni si aplikacion në telefonin tuaj.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit