Vetullat e bëra nga një artist jo-profesional mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike mënyrën sesi duket një person.

Si mund të shmangësh gabimin kur zgjedh “artistin” tënd të vetullës (pasi e meriton të quhet i tillë)? Cilat gabime duhet të shmangni kur kujdeseni për vetullat tuaja?

Shije ju rendit shkurtimisht 4 prej tyre:

Kushtojini rëndësi mjeteve më të cilat punon 
Duke kaluar nga një vetull tek një tjetër pa i pastruar nga bakteret, mund të rezultojnë vërtet e rrezikshme. Ajo mund të çojë madje deri në infeksione të rënda që mund të rrezikojnë seriozisht shikimin tuaj, plagë të lëkurës etj. Furçat, piskatoret dhe çdo mjet tjetër duhen dezinfektuar mirë para se kuratori të punojë mbi vetullat tuaja.

Kujdes me ngjyrën që u jepni vetullave
Për të ngjyrosur vetullat, punuesit përdorin ose një ngjyrë të veçantë ose këna. Ju duhet të pyesni se cilin do të përdorin për të ngjyrosur vetullat tuaja. Kjo  për shkak se kënaja është natyrale dhe mund të shkaktojë një reaksion alergjik. Është e rëndësishme të zgjidhni ngjyrën e duhur dhe një mjeshtër i mirë mund ta bëjë atë lehtësisht.

Mos harroni rregullin se vetullat duhet të duken pak më të errëta se ngjyra juaj natyrale e flokëve nëse jeni bjonde dhe pak më të lehtë nëse keni flokë të errët.

Shmangni vetullat tatuazh dhe punimet microblading
Duhet të heqësh dorë nga ideja për të bërë këto procedura nëse nuk dëshiron të ndeshesh me një sërë problemesh. Ka shumë rreziqe. Ju nuk e dini sesi lëkura juaj do të reagojë ndaj pigmentit apo çfarë ngjyre do të keni në fund dhe nëse nuk ju pëlqen do të dëshironi ta hiqni atë. Për këtë do t'ju duhet një procedurë lazer.

Zgjidhni formën e saktë
Të gjithë artistët e vetullave i pyesin klientët e tyre për formën e vetullave që ata dëshirojnë të kenë. Një person me përvojë do të dëgjojë së pari klientin dhe do t'i japë rekomandimet e tij më vonë. Një artist profesionist vetullash do të mbështesë formën e vetullës në formën e fytyrës tuaj. Detajet janë gjithçka.

Përshtati: Adela Zeneli 
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit