Rizotoja me kërpudha dhe gështenja është një pjatë që bashkon dy përbërës me shije speciale si dhe shume të pasur me vlera të rëndësishme për shëndetin. Kremoze dhe aromatike edhe falë broods së perimeve të cilën e përgatisim duke përdour mbetjet e tyre, rizotoja me kërpudha dhe gështenja është ideale edhe për drekën në zyrë.

Mos harroni verën e kuqe dhe disa gjethe majdanoz për dekorin si dhe pak djathë parmixhano të grirë.

Përbërësit:

  • 320 gr oriz për rizoto
  • 15-20 gr kërpudha porçini të thata
  • 10 kokrra gështenja të ziera
  • 1 thelpi hudhër
  • disa gjethe majdanoz
  • ½ litra brodo perimesh
  • ½ gote verë e kuqe
  • 4 lugë vaj ulliri e.v
  • gjalpë dhe parmixhano të grirë për në fund

 

Përgatitja:

  • Një orë para vendosni kërpudhat e tha ta në ujë të vakët.
  • Merrni gështenjat e ziera dhe frulojini në mikser. Hiqni 3-4 të plota mënjanë për dekorin.
  • Në momentin e gatimit, kërpudhat kullojini, thajini dhe ujin ruajeni.
  • Qëroni hudhrën, lani gjethet e majdanozit dhe grijini imët.
  • Shtrydhni kërpudhat dhe grijini imët.
  • Ngrohni brodon.
  • Në një tenxhere, nxehni vajin dhe shtoni hudhrën e majdanozin e grirë.
  • Shtoni kërpudhat e grira, pak nga uji i tyre dhe lërini të ziejnë për 5 minuta.
  • Shtoni orizin, duke e përzier mirë që të marrë shije, shuajeni me verën dhe lëreni të avullojë.
  • Shtoni ujin e mbetur të kërpudhave, brodon, prisni të marrë valë dhe përziejeni herë pas here në mënyrë që të mos ngjitet.
  • Pak para se ta hiqni nga zjarri shtoni gështenjat dhe duke i përzier, shtypini pak me lugë për t’i dhënë shije më të ëmbël rizotos.
  • Shtoni pak gjalpë dhe djathë parmixhano të grirë dhe përziejeni rizoton.
  • Servireni në pjata duke e dekoruar me një gështenjë të plotë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit