Fasulet e mbetura mund t'i shfrytëzoni fare mirë për një petanik të shijshëm. Të jeni të sigurtë se e gjithë familja do ta pëlqejë pa u stepur fare se brenda saj ka: Fasule! 
Për përgatitjen e saj ndiqni hap pas hapi recetën më poshtë: 

Brumi:

  • 500 gr miell
  • 300 ml ujë, kripë
  • 2 lugë gjelle vaj
  • Kripë

Mbushja:

  • 400 gr fasule të ziera
  • 50 gr vaj ulliri
  • 50 gr gjalp
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

  • Fillimisht përgatisim brumin, e ndajmë në 10 kuleçë, e mbulojmë dhe e lemë të pushojë për 20 minuta.
  • Më pas hapim kuleçët në peta dhe i vendosim në furrë për t’i pjekur në temperaturën 170 gradë Celsius për 3-5 minuta. Gjysmat e petëve (5-6 copë) i copëtojmë.
  • Lyejmë tavën me pak vaj shtrojmë 2 petë duke i spërkatur me vaj ose gjalpë. Fasulet e ziera me pak lëng të trashë i trazojmë me 4 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper të zi dhe pasi të shtrojmë 2-3 petë i spërkasim me fasule dhe pak lëng.
  • Vendosim më pas copëzat e petëve të pjekura dhe përsëri mbushje me fasule. E spërkasim me pak yndyrë dhee mbulojmë petanikun me 2 petë të tjera. Në fund e spërkasim përsëri me yndyrë, e presim dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

Receta realizuar nga Zonja Vjollca/Marrë nga shqiptarja.com