Nëse metodat e salloneve ua acarojnë fytyrën pas heqjes së pushit dhe nuk keni të ardhurat e mjaftueshme për të bërë trajtime me lazer, metodat më poshtë mund t’ju vlejnë shumë.

Maska me xhelatinë

Kombinoni 1 lugë gjelle xhelatinë ushqimore (pa  ngjyrë) me 2-3 lugë qumësht në një tas të vogël. Shtoni 3-4 pika lëng limoni. Nëse keni vaj esencial livande, shtoni një ose dy pika prej tij në vend të limonit. Futeni përbërjen në mikrovalë për 15-20 sekonda.  Sigurohuni që të mos jetë shumë e nxehtë para se ta aplikoni në fytyrë. Lëreni për 5 minuta të thahet dhe pastaj bëjini skrab fytyrës.

Scrub me tërshërë

Falë vetive të saj kokrrizuese, tërëshëra mund të përdoret për të eksfoliuar lëkurën si dhe për të hequr pushin e fytyrës. E kombinuar me vetitë zbardhuese të lëngut të limonit si dhe fuqinë qetësuese të mjaltit, ky skrab është shumë efektiv në përballjen me pushin e tepërt të fytyrës.

Përzieni një lugë çaji tërshërë, 1 lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Masazhoni zonat me push të fytyrës dhe lëreni për 15 minuta. Masazhojeni përsëri me lëvizje të rregullta rrethore dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë 2-3 herë në javë.

Maskë me të bardhë vezësh

Përveç se shumë efektive në përballje me rrudhat dhe lëkurën e varur, të bardhat e vezëve janë shumë efektive edhe në eliminimin e pushit të fytyrës. E kombinuar me disa përbërës të tjerë, ajo mund të shërbejë si një dyll i vërtetë.

Në një tas, rrihni një të bardhë veze. Shtoni një lugë gjelle sheqer dhe 1  lugë gjelle niseshte dhe përziejini mirë. Aplikojeni këtë pastë në fytyrë dhe lëreni të thahet komplet. Hiqeni menjëherë.

Sheqer

Shumë sallone bukurie dhe spa ditore ofrojnë dyllin me sheqer persian, një procedurë depilomi perfekte për gratë me lëkurë të ndjeshme. Nëse nuk e toleroni dot dyllin në fytyrë, atëherë kombinoni 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle mjaltë dhe ½ lugë çaji limon të shtrydhur në një tas të vogël. Përziejini për disa minuta  dhe futeni në mikrovalë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Kur të ftohet pak, aplikoni një shtresë në fytyrë. Me një letër depilimi, ushtroni pak presion dhe tërhiqeni letrën nga ana e kundërt e qimeve.

Shafran

Shtoni disa pika ujë tek një lugë shafran. Krijoni një pastë të trashë dhe aplikojeni me një tampon në fytyrë. Shpëlajeni pas 10 minutash. Bëjeni çdo ditë këtë procedurë, derisa qimet e fytyrës të reduktohen.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit