Anjeza Shahini, e cila zbuloi në fillim të nëntorit se pret fëmijën e saj të parë, ka zbuluar edhe ushqimin për të cilin ka më shumë neps, një ëmbëlsirë që të gjithë e hamë rrallë e për mall. Bëhet fjalë për bakllavanë, që të gjithë presim fundin e vitit për ta shijuar. Këtë detaj e ka zbuluar Olti Curri i ftuar në emisionin e djeshëm të Rudina Magjistarit.

Ai zbuloi se nga biseda e fundit telefonike që kishte bërë me Anjezën, i kishte treguar se kishte neps për bakllava dhe kishte detyruar mikeshat e saj në Londër t’ia gatuanin. Olti tregoi gjithashtu se Anjeza së shpejti do të zbulojë edhe gjininë e bebes në një festë familjare.