Ushqimi i shëndetshëm presupozon edhe kosto të lartë, por jo gjithmonë! Ushqimi i stinës dhe i vendit është gjithmonë zgjedhja më e mirë kur duam të ushqehemi shëndetshëm dhe me ekonomi.

Ja sesi mund të rrisni në mënyrë drastike cilësinë e dietës tuaj pa u shpenzuar:

Lëng mishi
Lëngu i kockave të mishit i bërë në shtëpi është i pasur në minerale kyç për imunitetin, forcon kockat, kuron aparatin tretës dhe lufton infeksionet.

Fasulet
Burim i shkëlqyer i energjisë dhe proteinave, i fibrave dhe mineraleve. Ndihmojnë në parandalimin e hipertensionit, diabetit, mbipeshës dhe kancerit të zorrës së trashë.

Vezë fshati
 Burim ideal i proteinave, fosfolipideve, omega 3 dhe antioksidantëve.

Sardelet
 Burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega 3 dhe proteinave. Kur konsumohen bashkë me hala janë ideale për kockat dhe muskujt.

Turshitë
 Ideale për shëndetin e aparatit tretës, por kujdes me kripën. Përpiquni t’i shpëlani dhe t’i evitoni nëse jeni me hipertension.

Zarzavatet dhe frutat e stinës
 Burim i pazëvendësueshëm i antioksidantëve, fibrave dhe vitaminave.

Marrë nga faqja zyrtare e dietologes Blerina Bombaj në Facebook.
Redaktoi: Stafi Shije