Një pjatë kreative dhe origjinale që ka si protagonist kaposhin, mbretin e menuve të festave të dhjetorit. Kaposhi i fshatit i mbushur me fruta të thatë është një pjatë e dytë e sofistikuar dhe shumë e shijshme, e gatuar në furrë në mënyrë që mishi të rrijë i butë dhe mbushja e servirur mënjanë është një shoqëruese plot vlera që e bën këtë pjatë të shijshme dhe perfekte për dimrin.

Përbërësit:

  • 1 kaposh fshati rreth 2 kg
  • 5 gota verë porto
  • 5 dl qumësht
  • 50 gr fistikë
  • 80 gr thelpinj arrash
  • 30 gr rrush i thatë
  • 30 gr gjalpë
  • 40 gr parmixhan
  • 100 gr bukë e zbutur
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 vezë
  • 1 limon
  • kripë
  • piper
  • arrë moskat
  • 4 dega estragon (bimë aromatike)

 

Përgatitja:

  • Në një tas hidhni rrushin e thatë, hidhini gjysmë gote verë porto dhe lëreni për 10 minuta të zbutet dhe të marrë shije; copëtoni thelpinjtë e arrave, postroni tufën e majdanozit dhe degat e estragonit dhe grijini imët.
  • Përsheshni 100 gr tul buke dhe vendoseni në një tas bashkë me gjysmë dl qumësht, vezën, kripën, piperin, arrën moskat, majdanozin e estragonin e grirë, 40 gr parmixhano të grirë dhe lëkurën e një limoni. Shtoni arrat, fistikët dhe rrushin e thatë bashkë me verën. Për një përzierje më të mirë, përdorni duart, pastaj një lugë druri.
  • Kripeni kaposhin nga jashtë dhe nga brenda, mbusheni me përgatitjen dhe mbylleni me spango kuzhine. Vendoseni në një tepsi me copa gjalpi, mbulojeni me letër alumini dhe piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë për një orë. Më pas zbulojeni dhe vazhdoni pjekjen edhe përreth një orë.
  • Hiqeni nga furra. Nxirrjani mbushjen, priteni në feta si në foto dhe vendoseni afër kaposhit.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit