Një mënyrë fantastike për të shfrytëzuar lëkurën e portokalleve është duke i kthyer ato në disa mini-abazhurë të vegjël.

Shije ju tregon sesi ta realizoni diçka të tillë:

Çfarë ju nevojitet:

  • 1 portokall
  • 1 thikë e mirë
  • 1 qiri i vogël

Udhëzime:

  • Lani mirë portokallin dhe me ndihmën e një thike e prisni sipër në krye.
  • Më pas e qëroni portokallin me dorën, pa e shkëputur lëkurën. Ajo duhet të krijojë një spirale të vogël.
  • Në fund ndizni qiririn dhe e fusni brenda lëkurës së portokallit.
  • Rregullojeni mirë lëkurën në mënyrë që të mos ketë hapsira boshe.

Ndiçuesi juaj është gati. Ju mund të përgatisni disa të tillë dhe t’i jepni shtëpisë një atmosferë fantastike.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit