Nëse po mendoni për një mënyrë të pazakontë për të dekoruar shtëpinë tuaj, disa shishe qelqi të zbrazëta mund të jenë të dobishme.

Këto shishe të vendosura në rresht mund të duken mirë nëse vendosni një lule në secilën prej tyre. Kështu nuk do të keni as pse t’i hidhni tutje shishet e verës pasi mund t’i shndërroni në vazot më unike që familjarët tuaj kanë parë ndonjëherë.

Ju duhet t'i shpëlani mirë shishet në ujë të nxehtë me uthull molle e sodë buke. Kështu do t'i ikë edhe etiketa e mëparshme. Thajini mirë me një peshqir. 

 Nëse keni pak kohë për t’i dekoruar më tej, përdorni sende shtëpiake të thjeshta si fije të trasha spango me ngjyra apo gura zbukurues. 

Shishet e verës të kthyera në vazo dekorative nuk zënë shumë vend dhe mund t’i lini në çdo cep që dëshironi të shtëpisë suaj. Me pak ujë e aspirinë brenda lulet tuaja do të jetojnë gjatë! Si ju duket ideja, do ta provoni? 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit