Këtë periudhë të vitit mezi e presim jo vetëm, për atmosferën e festave, por edhe për gatimet e shijshme me bazë mishin, brumërat dhe ëmbëlsira të ndryshme. Sot do të përgatisim disa panineza në formën e bredhit të Krishtlindjeve për t’i shijuar duke i zhytur në salcë.

Perberesit:

  • 400 gr brumë picash (të bërë vetë ose të blerë të gatshëm)
  • 140 gr djathë kremoz
  • 1 kupë djathë mozarela
  • ¾ kupe speca të kuq të vegjël
  • 1 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
  • ½ lugë gjelle + 1 lugë çaji erëza të thata miks (rigon, piper, trumëz, etj)
  • ¼ lugë çaji hudhër pluhur
  • pak gjalpë për lyerje
  • erëza të freskëta për garniturë

 

Përgatitja

  • Parangrohni furrën në temperaturë 200 gradë. Në një tas përzieni djathin kremoz, mozarelën, specat dhe 1 lugë çaji erëza të thata. Miksojini mirë.
  • Hapni brumin e picës në një sipërfaqe të sheshtë në mënyrë katrore. Me një thikë ose prerëse picash, prisni 24 katrorë të barabartë.
  • Në qendër të secilit katror vendosni një lugë nga mbushja e përgatitur në tas, pastaj mblidhini në formë topi duke u siguruar që mbushja të mos dalë jashtë.
  • Më pas sistemojini në një tavë katrore në formë bredhi. Në një tas të vogël miksoni gjalpin e shkrirë, pjesën e mbetur të erëzave të thata dhe hudhrën pluhur.
  • Këtë përzierje, aplikojeni me furçë mbi sipërfaqen e paninëzave. Nëse dëshironi, sipër shtoni disa feta speci të kuq ose feta pomodorini si dekor.
  • Piqini për 20-25 minuta. Pastaj dekorojeni me erëza të freskëta si rigon, rozmarinë, etj. Shërbejini me një tas  salcë dhe shijojini duke i zhytur në të.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit