Preshtë janë vërtet shumë të dobishëm për shëndetin dhe të gatuar në tigan, transformohen në një vakt shoqërues të shijshëm, përveçse të thjeshtë dhe të shpejtë. Shija e tyre delikate kombinohet mirë edhe me pjatat e mishit e ato të peshkut. Janë të varfër në kalori, por të pasur në veti diuretike dhe të pasur në ujë. Pançeta e bën këtë pjatë më të shijshme dhe me siguri do ta pëlqejnë dhe fëmijët.

Përbërësit:

  • 6 presh
  • 2 lugë vaj ulliri e.v
  • 30 gr pançetë derri
  • piper
  • majdanoz
  • kripë
  •  

Përgatitja:

  • Prisni preshtë në rrathë me trashësi 2 cm dhe skuqini në një tigan të madh bashkë me dy lugë vaj ulliri dhe pançetën.
  • Lërini të skuqen për 5 minuta duke i rrotulluar shpesh në mënyrë që të marrin ngjyrë ta artë. Shtojuni kripë, piper, majdanoz të grirë dhe gjysmë gote ujë të ngrohtë. Gatuajini për 20 minuta duke i përzier shpesh. Shërbejini të ngrohtë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit