Një pjatë e shijshme me bazë makaronat, kungujt dhe karkalecat. Provoni recetën dhe do të na falenderoni! 

Mësoni më poshtë përbërësit dhe hapat e përgatitjes. 

Përbërësit:

  • Makarona pene ose farfale
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 1 qepë e njomë (e grirë imët)
  • 2 kunguj (të prerë në feta)
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 4 karkaleca
  • kripë, piper
  • 1 filxhan verë e bardhë
  • 1 filxhan pana

Përgatitja:

  • Si fillim në një tenxhere me ujë e kripë zieni pastat.Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e njomë.
  • Më pas shtoni kungujt dhe karkalecat.
  • I marinoni me kripë e piper. Shtoni verën dhe panën. I trazoni mirë dhe kaloni edhe makaronat.
  • I lini përreth 3 minuta në zjarr ndërkohë që i përzieni vazhdimisht.

Receta marrë nga dietologia dhe nutricionistja Anila Kalleshi