Ju kishte shkuar mendja që trahanaja mund të jetë pjesë e supës suaj? 

Tanimë duhet ta besoni duke i hedhur një sy recetës më poshtë. E sigurtë se në fund do të lëpini gishtat nga shija e mirë! 

Përbërësit:

  • 300 gr mish pule
  • 2 domate
  • 2 karrota
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • 3 lugë gjelle trahana
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

  • Lajmë mishin e pulës dhe e vendosim në tenxhere me 1,2 litër ujë e pak kripë dhe e lëmë të valojë. Brenda në tenxhere vendosim dhe 2 domate të qëruara nga lëkura e të paprera.
  • Pasi mishi të jetë zier, e largojmë nga tenxherja dhe e lëmë të ftohet. Domatet i nxjerrim dhe i vëmë në mikserin e qepës për t'i kthyer në pure.
  • Kullojmë lëngun e pulës dhe e vendosim përsëri në tenxhere. Shtojmë purenë e domates ,mishin e pulës të copëtuar në pjesë të vogla dhe karrotat e prerë në kubikë.
  • Shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë të ziejë për 3 minuta.
  • 3 lugë gjelle trahana e hollojmë me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në supë duke e trazuar ngadalë. E lëmë supën të ziejë për 5 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Receta realizuar nga Zonja Vjollca/Marrë nga shqiptarja.com