Kolla e vazhdueshme është e mërzitshme, sidomos kur shoqërohet nga kongjestioni në gjoks. Kongjestioni ose bllokimi në gjoks shpesh shkaktohet nga mukusi i tepërt i cili shkon deri në rrugët e frymëmarrjes dhe çon në vështirësi në frymëmarrje, rëndim të saj, si dhe dhimbje gjoksi e cila ju bën të ndiheni të drenazhuar nga mungesa e ajrit. A ka ndonjë mënyrë për të shpëtuar nga ky problem? Lajm i mirë është se kemi disa medikamente shtëpiake që ju ndihmojnë të merrni frymë lirshëm sa më shpejt.

Hidratohuni shpesh

Pini disa gota ujë në ditë. Uji ju mban të hidratuar dhe ndihmon në hollimin e shtresës së mukusit. Gjithashtu çaji i mentes ka efekt qetësues gjithashtu dhe ndihmon në reduktimin e formacionit të mukusit.

Sa më shumë supë

Supa me pulë e gjyshes është një prej zgjidhjeve më të shpeshta kur vjen fjala për të ftohtin, por ajo ka pasur të drejtë. Nëse keni kongjestion, ngrënia e supës ndihmon në përmirësimin e gjendjes, pasi lagështia dhe avulli që thithni pastron rrugët e frymëmarrjes, kështu që do të jeni në gjendje të merrni frymë më mirë më pas. Gjithashtu ju hidraton mirë

Uthull molle

Kur vjen fjala te kongjestioni, mos harroni të përdorni uthull molle. Ajo ka aftësi të largojë gëlbazën nga fyti juaj dhe ta nxjerrë atë jashtë gjatë kohës që bëni gargarë. Përzieni një lugë gjelle uthull molle në një filxhan me ujë të ngrohtë para se ta pini. Përsëriteni sa herë të ndiheni të bllokuar dhe doni të pastroni rrugët e frymëmarrjes.

Mjaltë

Çfarë tjetër mund t’ju ndihmonte me kongjestionin në gjoks?Mjalti! Ai organik është in johur për vetitë antimikrobiale që ndihmojnë në largimin e infeksioneve nga trakti juaj respirator. Gjithashtu ka veti të qetësojë fytin e irrituar, kështu që nuk do të kolliteni gjatë gjithë kohës. Përzieni një lugë gjelle mjaltë me një lugë gjellë gjelle limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni. Do të ndiheni mirë brenda pak kohësh dhe mund ta pini sa herë që dëshironi.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit