Frutat e thata, aroma e agrumeve dhe kanella krijojnë një miks ideal për ëmbëlsirat e festave të fundvitit si kjo pandolce e Bolzanos, tipike e krahinës së Veneto. Këto ëmbëlsira të përgatitura me brumin e bukës, siç e do tradita, piqen në furrë dhe përveç se kanë një shije të mrekullueshme e mbulohen nga mjalti i ëmbël, kanë edhe shumë nutrientë të dobishëm për periudhën dimërore në brendësi të tyre. Këshillohet që kjo pandolce të shoqërohet me verë të bardhë.

Përbërësit:

  • 30 gr miell
  • 90 gr miell thekre
  • 1 portokall
  • kanellë
  • 70 gr mjaltë
  • pak sheqer
  • 100 gr hurma Arabie
  • 5 gr maja birre
  • kripë
  • 50 gr lëkura portokalli të sheqerosura
  • 50 gr limon me lëkuë të trashë i sheqerosur
  • 20 gr gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri e.v
  • 100 gr bajame
  • 100 gr fiq të thatë
  • 100 gr arra
  • 100 gr stika pishe
  • 100 gr rrush i thatë
  • 1 dl brandy (preferohet grappa)

Përgatitja:

  • Vendosni në ujë të ngrohtë rrushin e thatë që të zbutet. Prisni në copa frutat e thata, kurse të tjerat thyejini me dorë dhe bashkojini në një tas bashkë me rrushin e thatë të zbutur e të shtrydhur. Shtoni brandyn, lëkurën e grirë dhe lëngun e portokallit. Përziejini mirë dhe lërini të qëndrojnë për disa orë .
  • Përgatisni brumin e bukës: në një enë me ujë të vakët shkrini sheqerin dhe majanë e birrës, shtoni miellin e thekrës derisa të përftoni një krem të trashë; shtoni pak nga mielli tjetër dhe lëreni mënjanë të mbuluar në një vend të ngrohtë.
  • Më pas, në këtë enë shtoni pjesën tjetër të miellit, vajin, 1 lugë të vogël kripë dhe punojeni brumin derisa të formoni një top. Bëni një kryq me majën e thikës mbi të. Mbulojeni me një pecetë dhe lëreni të vijë në një vend të vakët pë dy orë.
  • Parangrohni furrën në 180 gradë. Shtojini frutat brumit, përziejini mirë dhe punojeni përsëri brumin derisa të përzihen mirë gjithë përbërësit. Ndajeni përbërjen në dy pjesë, formoni dy bukë të vogla vezake dhe shtrojini në një tepsi të lyer me gjalpë e të spërkatur me miell. Piqini për 40 minuta pastaj hiqini nga furra dhe lërini të ftohen.
  • Shkrini mjaltin në zjarr të ulët dhe lyeni sipërfaqen e bukës për t’i dhënë shkëlqim para se ta servirni.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit