Sot, një vajzë e re mund të na shokojë me pasaportën e saj që thotë "30 vjeç", sepse sot vajzat 30-vjeçare duken tamam si 20. Por pse ndodh kjo? 

Shije ju rendit më poshtë disa arsye për të kuptuar më mirë pse gratë 30 vjeçare të së tanishmes, duken kaq ndryshe dhe kaq të reja në krahasim me gratë 30 vjeçare të së kaluarës:

Ato e kuptojnë diferencën e moshës
Më përpara dëgjonim shpesh se bukuria e një gruaje mbaronte tek të 30. Do të ishte fundi i argëtimit dhe i lumturisë. Por stereotipet kanë ndryshuar dhe tani e kuptojmë se të qenit 30 vjeç është fantastike. Nuk shqetësohemi më për këto numra dhe ndihemi të rinj. Kjo e fundit ka një efekt pozitiv në pamjen tonë.

Kanë lirinë e zgjedhjes
Tani, vajzat në moshën 30 vjeçare ende mund të veshin rroba me ngjyra të ndezura, xhinse të grisura, lyejnë dhe presin flokët në lloj-lloj modelesh. Një stil i tillë i ndihmon ato të duken të freskëta dhe të reja. Më përpara gratë mendonin se ishin shumë të mëdha për të bërë gjëra të tilla.

Kanë një qendrim ndryshe ndaj produkteve kozmetike
15 vitet e fundit, situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe sasia e madhe e produkteve të kozmetikës ka ndryshuar qëndrimin tonë ndaj make-upit. Sot shumë gra lyhen çdo ditë, edhe nëse nuk kanë një arsye konkrete. Kjo është arsyeja pse gratë moderne duken më tërheqëse dhe plot shkëlqim.

Kanë një situatë më të stabilizuar financiare
Dyqanet ofrojnë një gamë të gjerë zgjedhjesh, palestra ka kudo dhe vetëbesimi u lejon grave të shpenzojnë për veten e tyre. Madje 30 vjeçaret sot merren intensivisht me sport, gjë që brezat e mëparshëm nuk e kanë patur në rutinë.

E trajtojnë më shumë veten e tyre
Dhe këtu nuk i referohemi vetëm kirurgjisë plastike. E kemi fjalën për maskat e fytyrës, trajtimet anti-celulit, baltat e trupit dhe një sërë trajtimesh të tjera të cilat ju lejojnë të kujdeseni për pamjen tuaj të jashtme.

Ato e kanë gjetur stilin e tyre
Pazari sot është thjesht për kënaqësi. Kur të arrini të 30 i keni pikësynimet e qarta se ku duhet të shkoni dhe çfarë të blini. Do të keni krijuar stilin tuaj dhe rrobat do t’i kombinoni në mënyra shumë interesante.

Ato kanë harmoni të brendshme dhe besim
Stereotipet sociale kanë një ndikim të madh në qëllimet e jetës së grave dhe gjeneratat e kaluara mund të shihnin vetëm një qëllim: Të kesh një familje. Pak gra ëndërronin të kishin një karrierë. Dhe kishte shumë pak mundësi për gratë në të kaluarën. Sot deri në moshën 30 vjeç, gratë kanë një arsim, një karrierë dhe më shumë qëllime për të arritur në jetën e tyre. Vetëbesimi i bën ato më tërheqëse.

Ato janë më të përgjegjshme për shëndetin e tyre
Mundësia për informacion nuk mungon nga të katërta anët. Po ashtu edhe qendrat shëndetësore që ofrojnë mbështetje kanë cilësi më të lartë.

E respektojnë veten dhe njëkohësisht qendrojnë me këmbë në tokë
Në të kaluarën, shoqëria i tregonte grave se ishte e nevojshme të respektonin të gjitha mendimet e njerëzve të tjerë, veçanërisht nëse ata ishin më të moshuar. Sot, këto stereotipe shoqërore po ndryshojnë dhe ne e dimë se jo të gjithë njerëzit e moshuar janë domosdoshmërisht më të zgjuar se ne. Pra, i dëgjojmë mendimet e tyre më shumë në mënyrë kritike. Ne e respektojmë veten, mendimet tona dhe trupat tanë akoma më shumë. Ky lloj qëndrimi bën mrekulli në pamjen tonë.

Tek të 30 të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të pimë shumë ujë
Tani, çdo grua e rritur e di se nëse nuk ka një zakon të konsumimit shpesh të ujit që në fëmijëri, vështirë ta fitosh më vonë. Deri në moshën 30 vjeçare, është me të vërtetë e rëndësishme të pini shumë ujë. Lëkura hidratohet dhe trupi fiton lëngje të mjaftueshme.

 Përshtati: Adela Zeneli
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit