Supa me finokë është një pjatë tipike komforti, një përkëdhelje e ngrohtë dhe e shijshme për të shoqëruar copat e thekura të bukës që i japin ekuilibër konsistencës së supës. Një shije e vërtetë kremoze që kombinon në mënyrë të shkëlqyer shijen e ëmbël të fionkut me shijen e erëzave dhe të shafranit duke e bërë një pjatë me ngjyrë të artë. Le të zbulojmë së bashku shijen intensive të kësaj supe që do të hyjë tek të preferuarat tuaja.

Përbërësit:

  • 960 gr finok
  • 1 bustinë shafran
  • 200 ml brodo perimesh
  • vaj ulliri e.v
  • kripë
  • piper
  • 50 ml pana e freskët
  • 1 qepë e njomë

Për servirjen:

  • degë finoku
  • pak djathë grana i grirë
  • pana e freskët
  •  

Përgatitja:

  • Përgatisni brodon në fillim, ose nëse e keni gati vëreni të nxehet. Lani finokët dhe hiquni ekstremitetet dhe mbulesën e jashtme. Më pas pritini në feta të holla. Pastroni qepën e njomë dhe grijeni.
  • Në një tigan ngrohni pak vaj ulliri, shtoni qepën e njomë të grirë dhe skuqeni për 10 minuta derisa të zbutet. Shtoni finokët dhe kaurdisini për 7-8 minuta, pastaj kripini, shtojuni piper dhe brodon e perimeve.
  • Ziejni për afro 10 minuta derisa finokët të zbuten, pastaj aromatizojini me shafran pluhur dhe përmes një mikseri frulojini derisa ta bëni masën kremoze.
  • Kalojeni në kullesë supën, për të përftuar një krem më homogjen, më pas shtojeni përsëri në tenxhere. Shtoni panën e freskët të lëngshëm dhe trasheni në zjarr edhe për 5 minuta. Më pas, shpërndajeni supën nëpër pjata, zbukurojeni me pak pana, djathë grana të grirë dhe gjethe finoku.