Padyshim një nga pjatat më të mira që mund të shijoni këto kohë.

Ja si ta përgatisni: 

Përbërësit:

  • 1 lulelakër, e pastruar dhe ndarë në copa të vogla
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 gram kërpudha konservë
  • 2 thelpi hudhra
  • 150 gram djathë mozarela
  • kripë dhe piper të zi për shije
  • pak trumzë

Përgatitja:

  • Ngrohni paraprakisht furrën në 200 gradë celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine. E spërkasni me pak vaj ulliri.
  • Vendosni me rradhë copat e lulelakrës (pasi i keni larë mirë me ujë të bollshëm).
  • Sërish i shtoni sipër secilës vaj ulliri, kripë, piper. I fusni në furrë për 20-25 minuta, derisa të marin një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
  • Ndërkohë që një tas kombinoni kërpudhat me kripë, piper, hudhra. I trazoni mirë.
  • I vendosni edhe këto për t’i pjekur në një tjetër tavë, me letër kuzhinë poshtë vetëm për 10 minuta.
  • Pasi të dyja masat të jenë gati, i nxirrni nga furra dhe kërpudhat ia shtoni sipër lulelakrës. Shtoni djathin dhe e vendosni në furrë për 3 minutat e fundit, derisa djathi të ketë shkrirë.
  • Në përfundim i shtoni trumzën e grirë hollë dhe tava me lulelakër e kërpudha është gati. Ju bëftë mirë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit