Personazhi që Renamour kishte në qendër të vëmendjes fundjavën që kaloi ishte moderatori i njohur i Wake-upit, Isli Islami.

Në një intervistë me pyetje konçize dedikuar lidhjes që kanë me ushqimin figurat e njohura publike, Isli na zbuloi shumë gjëra interesante.

Për shembull, a e dinit se Isli vdes për pastiçe? Kjo është pjata e preferuar nga duart e mamasë së tij, që siç e quan ai është një kuzhiniere e shkëlqyer.

Përsa i përket ushqimit më të preferuar në fëmijëri ai është shprehur: “Buka me vezë, mezi e prisja të dielave”.

Islit i është dashur të gatuajë rradhë prandaj e konsideron veten mesatar në gatim. Por tani ai jeton vetëm, prandaj i duhet më tepër punë në këtë drejtim.

Moderatori ndër të tjerash ka thënë se i pëlqen ta shijojë ushqimin dhe kohët e fundit ka zbuluar një lloj dashurie për ushqimin Thai.

I pyetur se me çfarë shije do ta krahasonte veten Isli u shpreh:

"Jam si një panacota. As e ëmbël, as të vel e as të ngop". 

Artikulli zbardhur nga Intervista dhënë për Renamour në Instagram/Rubrika InterFoodView