10 gabimet që bëjmë kur lajmë fytyrën, sipas dermatologes Erjona Shehu: 

  1. Zgjedhja e produktit të gabuar. Përdorni produkte të përshtatshëm për lëkurën tuaj.
  2. Larja e tepruar. Mos e lani më shumë se 1 ose 2 herë në ditë.
  3. Larja me ujë të ngrohtë që të hapen poret. Poret nuk kanë muskuj që të hapen e të mbyllen.
  4. Përdorimi i tepruar i scrub-it. Jo më shumë se 2 ose 3 herë në javë.
  5. Mosshplarja e mirë e lëkurës nga larësi. Shpëlajeni fytyrën sa më shumë të jetë e mundur.
  6. Përdorimi i larësve irritues. Sa e shihni që ju acarojnë lëkurën, ndërpritini.
  7. Fërkimi me peshqir. Dëmton elastinën në lëkurën tuaj dhe i humbet kësaj të fundit butësinë dhe elasticitetin.
  8. Tharja e lëkurës dhe vendosja e kremit. Vendosni kremin apo serumin menjëherë pas larjes.
  9. Shpenzimi i tepruar. Mos shpenzoni pa fund. Nuk është çmimi ai që përcakton cilësinë e produktit, por mënyra si e pret produktin lëkura juaj.
  10. Frika nga vajërat. Vajrat janë larës shumë të mirë, por duhen zgjedhur me kujdes. Jo çdo vaj mund të aplikohet në të gjitha tipet e lëkurës, sidomos në lëkurën e yndyrshme.

Marrë nga news31.al