Të gjithë njerëzit kanë zakonet e tyre: disa kafshojnë thonjtë gjatë stresit, disa janë gjithmonë vonë. Dhe të gjitha këto nuanca në dukje të vogla përcaktojnë personalitetin tonë. Të mësuarit diçka të re për veten nuk është vetëm interesante, por edhe e dobishme. 

Dhe një vështrim i thjeshtë tek fotoja mund të ndihmojë me këtë.

Për të zbuluar personalitetin tuaj, përgjigjuni kësaj pyetjeje: Në cilën anë është paraqitur njëriu në foto?

Nuk ka përgjigje të saktë në këtë test. Vetëm shikoni foton dhe kuptojeni atë sipas ndjenjave tuaja

Nëse the: Përballë 
Nëse mendoni se kjo është një foto e njeriut në pikëpamje frontale, mund të thotë që:

  1. Ju shikoni sytë e njerëzve me vetëbesim, pa asnjë siklet dhe mund t'i bindni njerëzit me fjalët tuaja. Jeni të hapur për çdo gjë që është e re, e merrni me lehtësi biznesin e rrezikshëm dhe filloni ekzekutimin e ideve edhe më të çmendura.Ju jeni një person aktiv, i butë dhe i shoqërueshëm.
  2. Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe dëshironi të jetoni një jetë të mbushur me ngjarje emocionuese dhe kthesa të paparashikueshme e të këndshme. Keni nevojë për lëvizje të vazhdueshme, pasi nuk mund të uleni për një kohë të gjatë në një vend. Liria është e rëndësishme për ju, si në vetë-shprehje dhe në marrëdhënie personale. Ju keni mendimin tuaj për çdo çështje dhe jeni gati për ta mbrojtur atë deri në fund.
  3. Ju jeni një optimist i cili përpiqet të gjejë të mirën në gjithçka. Ju frymëzoni njerëzit e tjerë dhe i ngarkoni ato me energjinë tuaj. Egonizmi juaj i shëndetshëm nuk ju lejon të largoheni nga synimet tuaja.  Përvojat e reja, emocionet pozitive dhe aventurat janë thelbësore për ju që të ndiheni të kënaqur.

Nëse the: Profil 

  1. Ju jeni një person i turpshëm dhe modest. Është e rëndësishme që ju të mbani gjithçka nën kontroll dhe gjithmonë përpiqeni të parashikoni të gjitha skenarët e mundshëm. Nëse diçka del jashtë kontrollit, ju bëheni  nervoz. Ju mund të hutoheni, por shpejt gjeni qetësinë për të zgjidhur problemet dhe për të kapërcyer pengesat.
  2. Jeni krejtësisht një person i fshehtë që nuk bën kontakt me të gjithë rreth jush. Keni disa miq të vërtetë të ngushtë që mund të zëvendësojnë dhjetëra të njohurit e rinj. Ju jeni gati të sakrifikoni interesat tuaja në favor të të dashurit tuaj. Jeni në gjendje të lexoni emocionet dhe humorin e njerëzve në sytë e tyre. Ju jeni një person delikat që vëren gjëra të vogla.
  3. Jeni një person i ndjeshëm, zemra e të cilit është e lehtë për t'u lënduar. Duke kapërcyer fyerjet dhe momentet e pakëndshme të jetës, bëheni më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Ju përpiqeni të qëndroni pozitivisht, ju pëlqen të futeni në mendime të thella dhe përpiqeni fort të kuptoni veten. Harmonia dhe paqja e brendshme janë të rëndësishme për mirëqenien tuaj.

Përshtati: Adela Zeneli 
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit