Është dhjetor, prag festash dhe një atmosferë më e paqtë që i bën njerëzit të shfaqin anën e tyre festive, të bëjnë më shumë foto e të zbulojnë gjëra të bukura. Dhe këto ditë jemi njohur me disa bebusha të bukur që mamat kanë vendosur të na i prezantojnë në Instagram apo në televizion.

Modelja Greiss Petroviç na njohu me vogëlushen e saj Emel, në emisionin e Rudina Magjistarit, Jona Spahiu disa ditë më parë na prezantoi me fytyrë të birin, Raiden, përmes një fotoje në krahët e të atit ku shkruante: ‘Ju shoh ju dhe jam në shtëpi’.

Kurse sot, mami Ajola, në ditën kur Kajan bën dy muajsh, ka publikuar një foto ku e mban në krahë dhe shkruan: “Dy muaj me këtë qiell të vogël”.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit