Mëlçitë e pulës të përgatitura sipas kësaj recete do ju pëlqejnë pafund, ju dhe familjes suaj!

Mos nguroni të nisni nga puna ndjekës të Shijes. 

Përbërësit :

  • 450 gr mëlçi pule
  • 1 qepë
  • 1 spec pikant
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • 1 spec i kuq
  • 300 gr patate
  • Dafinë
  • 100 ml verë e bardhë
  • Kripë dhe piper i zi
  • 1/2 gotë ujë
  • Vaj ulliri

Përgatitja :

  • Pastrojmë, lajmë mëlçitë dhe më pas i kullojmë. Ngrohim vajin dhe kaurdisim hudhrat e grira imët për 1 minutë. Shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim së bashku deri sa qepa të zverdhet pak.
  • Shtojmë fillimisht zemrat, i trazojmë për 2-3 minuta duke shtuar më pas mëlçitë e pulës. I kaurdisim së bashku deri sa mëlçitë të kenë ndryshuar ngjyrë. Shtojmë specin e prerë në kubikë, specin pikant, patatet e prera në kubikë me brinjë 1 cm.
  • Më pas shtojmë 1 ose 2 gjethe dafine dhe i shuajmë me verë të bardhë. E lëmë verën të avullojë alkoolin e saj. Rregullojmë shijen me salcën e sojës, piper të zi dhe e lëmë të ziejë pak me lëngun e vet.
  • Më pas mund të shtojmë 1/2 gote ujë, vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare dhe për 15 minuta të tjera deri sa patatet të jenë zier plotësisht. Në fund e provojmë nëse mund të hedhim pak kripë, pasi vetë salca e sojës është shumë e kripur.

Receta realizuar nga Zonja Vjollca/Marrë nga shqiptarja.com