Krishtlindjet janë një ngjarje serioze dhe me tradita edhe për George e Charlotte-n e Kembrixhit, mbretin e ardhshëm të Anglisë dhe princeshën, tashmë të mësuar me famën. Si në pallatin e stërgjyshes Elizabet II, ashtu dhe në shtëpinë Middleton, edhe fëmijët e William e Kate, Geroge, Charlotte dhe i vogli Louis, gëzojnë atmosferën e festave ashtu si çdo fëmijë i moshës së tyre.

Prapaskenat festive të princërve më të famshëm në botë, i ka treguar Carole Middleton, mamaja e Kate e cila disa ditë më parë ka dhënë intervistën e saj të parë ekskluzive për Telegraph.

Tërheqëse dhe në formë, Carole Middleton është një gjyshe shumë prezente për nipërit e saj mbretërore dhe të gjithë kërkojnë të bëjnë një jetë sa më normale. Në këtë intervistë, Carole ka treguar edhe një traditë të veçantë të fëmijëve për Krishtlindje, të cilët, në shtëpinë e gjyshërve nga mami, secili prej tyre ka një pemë Krishtlindjesh të cilën mund ta zbukurojë sipas dëshirës.

Për një familje që është marrë gjithmonë me dekoret për festa, zbukurimi i shtëpisë për Krishtlindje, është një lojë fëmijësh. Dhe fëmijët, meqë Carole tregoi se në Bucklebury, ku jeton familja Middleton ka shumë pemë Krishtlindjesh, madje dhe në dhomat e gjumit, për t’i lejuar secilit të zbukurojë pemën e vete. Këtë vit do të shtohet edhe një pemë më shumë për beben e Pippa, e cila lindi në muajin tetor.

Krishtlindjet tek Middleton-ët i imagjinonim shumë ndryshe nga ato të Royal Family, që do t’i kalojnë si çdo vit në pallatin e tyre në Sandringham, mes traditave të reja dhe të vjetra.

Ndërkohë, po spekulohet shumë se ku do të jenë Princi William e Kate me fëmijët në 25 dhjetor, në një kohë kur klima me pjesën tjetër të familjes (princin Harry dhe dukeshën Meghan) nuk është më e mira e mundshme. Ndoshta fëmijëve do t’u pëlqente të ishin pranë gjyshe Carole, e cila i bën të ndihen të lirë, pasi me ose pa gjak mbretëror, të marrësh dhurata dhe të zbukurosh një pemë, është gjithmonë një magji.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit