“Përmetaret mund të kenë shumëllojshmeri, por kur vjen puna tek likoja (ne në Fier kështu i themi, pa atë g që e vështirëson), nuk ka si gratë e vendlindjes sime. Praktikisht kujtimi më i ëmbël i fëmijërisë, ku në çdo shtëpi që shkonin për vizitë, na gostisnin me një të tillë dhe unë zemërohesha nëse nuk ma sillnin në pjate më vete si e rritur, e jo në një pjatë me mamin, siç u nxirrej kalamajve që të mos pikoheshin e bënin pis.

Praktikisht arsyeja e vetme e sherreve që kam bërë me mamin që e vogël fare. Ajo dhe gjyshja ku nuk e fshihnin çelësin, që të mos turpëroheshin para mysafirëve, unë që e gjeja dhe në vrimë të miut po ta kishin futur. Më në fund kemi konsensus të plotë, mami ma bën në çdo stinë, me gjithë frutat, të sheqerosur e jo me sherbet të lëngshëm siç e dua unë.

Dhe nuk përton t’i shkojë në spango portokallet një e nga një, që të dalë forma e bukur, edhe pse kësaj radhe nuk bëhet fjalë për miq, por thjesht për mua. Herë pas here ende kundërshton, thotë nuk ta bëj se po ha shumë sheqer, por unë e qetësoj që e ndaj me të tjeret, nëse arrij.

Pa qejfmbetje për përmetaret, por nuk ka si gratë e Fierit”, shkruan gazetarja Iva Tiço, në një postim të fundit në Instagram, ku bashkëngjitur qendron fotoja e glikosë së portokallit përgatitur nga vetë ajo.

Po ju a ndani të njëjtin mendim me Ivën?

Mos hezitoni të ndani me ne komentet dhe sugjerimet tuaja.

Marrë nga faqja zyrtare e gazetares Iva Tiço në Instagram
Redaktoi: Stafi Shije