Mënyra sesi lahemi nuk është e njëjtë tek të gjithë. Gjithmonë secili prej nesh ka tendencën ta fillojë larjen nga një pjesë e caktuar e trupit. Vendimi ndodh pa vetëdije, por ja që ai tregon shumë për personalitetin tonë.

Më poshtë ju tregojmë disa informacione interesante, të cilat me siguri nuk i keni ditur më parë:

Nëse në fillim lani fytyrën:
Nëse lani fytyrën të parën atëherë ju po kujdeseni për 5 shqisat njëherazi. Kjo do të thotë që doni të kujdeseni maksimalisht për atë që të tjerët shikojnë tek ju të parën: Fytyrën! Për ju është shumë e vështirë të dëgjoni fjalë jo të mira nga të tjerët.

Nëse në fillim lani krahët ose këmbët
Nëse jeni në mesin e atyre që i kushtoni vëmendje këmbëve në fillim mund ta quani vetën të përulur. Megjithatë krahët dhe këmbët janë simbolet e forcës dhe vullnetit. Kështu, larja e tyre në fillim tregon se nuk keni frikë të shprehni zgjedhjet tuaja. Ju ose urreni diçka ose e doni. Nëse lani në fillim sqetullat tuaja, ka shumë të ngjarë të jeni të popullarizuar në qarqet tuaja sociale si një person i besueshëm. Ju jeni gjithashtu ai që nuk ka frikë nga puna e vështirë.

Nëse në fillim lani pjesët intime
Nëse lani më parë pjesët tuaja intime, ju jeni një person shumë i turpshëm. Mund ta quani veten një introvert ose me vetëbesim të ulët. Nuk ju jepet shumë vëmendje në grupet shoqërore, megjithatë, ata që ju njohin nga afër do të thonë se jeni personi më i sinqertë në tokë.

Nëse në fillim lani kraharonin
Ju jeni praktik dhe shumë i drejtpërdrejtë. Jeni mjaft të vendosur dhe dyshimi vështirë se ka një efekt mbi ju. Ju pëlqen të jeni të pavarur dhe njerëzit t'ju admirojnë për këtë.

Nëse në fillim lani flokët
Ju jeni një person që i pëlqen disiplina dhe rregullat. Pjesa më e lartë e trupit tuaj në përgjithësi nënkupton forcën dhe larja e saj së pari tregon që ju keni një opinion të fortë për gjithçka. Jeni praktik, menaxhoni kohën shumë mirë dhe jeni të njohur për përpikërinë tuaj.

Nëse lani shpatullat dhe qafën në fillim
Njerëzit më punëtorë shpesh lajnë qafën dhe zonën e shpatullave të parën. Supet tregojnë barrën dhe gjithmonë doni të hiqni barrën e arritjes së gjithçkaje me përsosmëri. Ju jeni një person pozitiv. Jeni shumë konkurrues dhe doni të jeni një hap përpara gjithë të tjerëve.

Nëse në fillim lani shpinën
Pjesa e prapme pasqyron vetëdijen tuaj. Kjo përfshin shpinën dhe sistemin tuaj nervor që luan një rol të madh në funksionimin e trurit. Larja e shpinës së pari thotë shumë për natyrën tuaj të rezervuar. Ju jeni gjithmonë shumë të kujdesshëm dhe nuk u besoni njerëzve lehtësisht. Të qenit i vetëm nuk është një kthesë për njerëzit si ju, por një mundësi për ta shijuar atë kohë.

Po ju cilën pjesë të trupit lani në fillim?

Përshtati: Adela Zeneli
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit