Edhe pse kakaoja me qumësht mund të jetë një pije e përshtatshme pas një ushtrimi force, kombinimi i çokollatës me qumësht nuk është kombinimi më i mirë.

Kështu shprehet dietologia e njohur Blerina Bombaj, në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

 Arsyeja është se proteina e qumështit (caseine) pengon përthithjen e antioksidantëve të çokollatës.

Antioksidantët mund të përmirësojnë shëndetin e dhëmbëve, mbrojnë lëkurën nga plakja, ngadalësojnë plakjen në përgjithësi, zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjesë së Alzheimer, zvogëlojnë inflamacionin, mirëmbajnë fertilitetin mashkullor dhe funksionimin seksual, parandalojnë dhe trajtojnë sëmundjet kronike të mushkërive, parandalojnë dhe ulin rrezikun dhe trajtojnë azmën, parandalojnë ngushtimin e arterieve duke zvogëluar kështu rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, si goditja në zemër, ndihmojnë në parandalimin e kancerit, ulin kolesterolin, bllokojnë formimin e nitritit në substance kancerogjene, ulin rrezikun ndaj depresionit, limfomës Hodgkin, kancerit të stomakut dhe kancerit të ezofagut.

Mesa duket është koha t’i themi lamtumirë këtij kombinimi që me siguri shumë prej jush e kanë adhuruar.

Marrë nga faqja zyrtare e dietologes Blerina Bombaj
Redaktoi: Stafi Shije