Një mbrëmje plot supriza ishte kjo natë finale e "Këngës Magjike" ku padyshim momenti më drithërues është ai i votimit.

Janë vetë artistët ata të cilën vendosën gjithçka.

Flor Mumajesi përveçse kupës për baladën më të mirë arriti të rrëmbejë fitoren e Këngës Magjike me këngën që mbarte titullin: “Plas”. Atë ia dorëzoi fituesja e edicionit të kaluar Anxhela Peristeri. 

Në vend të dytë u rendit dueti Aurela Gaçe dhe Eli Fara ndërsa në vend të tretë Fifi ft Mc.Kresha me këngën "Psikopatja jote". 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit